Bar Restorant Piceri AML Leonard

JETO ME LAJMIN !

ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML-Leonard
Email: info@dielli.al

Njoftime

Drejtoria e Sherbimit të Përmbarimit Gjyqësor, konkurs për vende të lira pune
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:
- Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Korçë 1 (një përmbarues).
- Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Tiranë 1 (një përmbarues).


KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
a) Të ketë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
d) Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brënda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore,noter ose avokat, afati është 5 vjet;


PARAQITJA E DOKUMENTAVE
Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor, brënda datës 16.12.2013, dokumentat si vijojnë:
1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar);
2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional, Çertifikatë kompjuteri (e noterizuar);
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit;
7. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;
8. Dokument identiteti;
9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);

Bazuar në nenin 15, pika 2 të ligjit Nr. Nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet ia paraqet Ministrit të Drejtësisë.
Shtuar më datë 09-12-13 13:52 / Dielli.al


772  Shikime Gjithsej 2  Shikime Sot

 

Lajme te tjera SOT

dielli.al mobile

JETO me SHËNDET

Jeto me Shëndet nga DIELLI.AL
Salliu 2G
Lajthiza
GOLDBET.AL
Ankand ne Dielli.Al
dielli.al  pershendet nismen SI JE
dielli.al i bashkohet nismes Jo Duhanit

Fut adresen email:

dielli.al toolbar
horoskopi dielli.al
dielli lojra

Dielli.al ju sygjeron

Eurosong, Suedia fiton për herë t% 6 trofeun europian

Lexo me shume »