Keni gjobë për kundravajtje, shikoje on-line! - Dielli.al

JETO ME LAJMIN !

ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML-Leonard
Mob: 069 60 43 503 Email: info@dielli.al

Kryesore

Keni gjobë për kundravajtje, shikoje on-line!
TIRANË – Të gjithë personat që kanë gjobë për kundravajtje rrugore, kanë mundësi ta verifikojnë edhe online përmes shërbimit që ofron policia e shtetit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se “të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

“Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin Elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore- Egjoba të Policisë së Shtetit, i cili bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë”, - thuhet në njoftimin zyrtar.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë gjoba të vendosura nga shërbimi i Policisë Rrugore të papaguara, në zbatim të kërkesave ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor,  të drejtohen në sportelet e Bankave dhe të Postës Shqiptare për të paguar detyrimet që ata kanë.

Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që kanë ndërmend të udhëtojnë jashtë vendit me mjetin e tyre, por dhe kompanitë e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, që të kryejnë verifikimet në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Shtetit në adresën www.asp.gov.al, për kundravajtjet rrugore të pa likuiduara të mjeteve në pronësi të tyre, me synim pagesën në kohë të detyrimeve, duke evituar kështu vonesat e panevojshme në pikat e kalimit kufitar.

Burimet policore sqarojnë se “shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, si dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në dispozicion të çdo drejtuesi mjeti dhe subjekti të interesuar, me synim krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për të mundësuar pagesat e gjobave të prapambetura (duke u vënë në dispozicion kopje të fletë-gjobës) dhe kalimin e mjeteve për në destinacionin e tyre jashtë vendit pa vonesa”.

Sipas nenit 203 të Kodit Rrugor, drejtuesit e mjeteve mund të paguajnë gjobën e vendosur nga Policia Rrugore, brenda 5 ditëve pa kamat vonesë, duke përfituar një ulje prej 20% të vlerës së gjobës. Me kalimin e afatit 5 ditor vlera e gjobës shtohet me 2% kamat për çdo ditë vonese. Pas 1 Muaji nga data e vendosjes së gjobës Policia ka detyrimin sipas ligjit, të bllokojë mjetin deri në pagesën e gjobës.

 

 
Shtuar më datë 05-12-13 17:47 / Dielli.al


920  Shikime Gjithsej 2  Shikime Sot

 

Lini nje Koment

Emaili juaj nuk do publikohet. DIELLI.AL iu kërkon gjithë lexuesve të tij, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë! Na kontaktoni direkt ne info@dielli.al
Faleminderit
Fusha te detyruara shenohen me *

Mund te perdorni stile HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current day month ye@r *

Lajme te tjera SOT

AML ju fton: Ejani festojme sebashku!
dielli.al mobile
GOLDBET.AL
Ankand ne Dielli.Al
Lulishte 1 Maji ju fton te festoni FESTAT!
dielli.al i bashkohet nismes Jo Duhanit

Fut adresen email:

dielli.al toolbar
horoskopi dielli.al
dielli lojra