Dymbëdhjetë statuse rreth Sokol Olldashit - Dielli.al

JETO ME LAJMIN !

ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML-Leonard
Mob: 069 60 43 503 Email: info@dielli.al

Kryesore

Dymbëdhjetë statuse rreth Sokol Olldashit
VEÇOJMË – Sokol Olldashi i ndjerë tani prehet në dy pëllëmbë varr, duke na lënë fizikisht nga kjo botë. Ajo që shoqëroi këto orë ngjarjen tragjike ishte sa e dhimbshme, aq e përzier me lloj – lloj komentesh, qëndrimesh, dyshimesh dhe konsipracionesh.

Është e pamundur të sillen të gjitha zërat dhe qëndrimet, por Dielli.al ka marrë disa statuse nga rrjetet sociale që ofrojnë këndvështrime disi ndryshe rreth aksidentit që ndodhi mbrëmjen e furtunës Kasandra në Krrabë.

Më i fundit prej tyre është bërë nga ZMK që rruga Tiranë – Elbasan të marrë emrin Sokol Olldashi, ish-ministri i Transporteve.

Ne kemi përzgjedhur vetëm 12 prej qindra e mijëra komenteve që janë bërë në rrjetin social.

1-Mbi histerinë kolektive mediatiko-popullore - Mentor Kikia

Një histeri popullore. Një garë e shfrenuar mediatke: Kush njoftoi i pari se Olldashi humbi jetën. Madje as kështu jo, por që vdiq. Vdiq, Vdiq, Vdiq. E thëshë unë i pari. Urraaaaaa. Jo, jo, e thashë unë. “Me 90% ka vdekur”. Po 10%? Kanibalizëm në përshkrimin e pamjes së të ndjeriot. U “vdiqën” njerëz që s’kishin qenë fare, as në makinë as në Qafë Krrabë. Por i vdekuri dilte në ekran. “Jam këtu, jam gjallë, nuk dua të vdes pse do ti”. Ai që jepte i pari lajmin se kush kishte vdekur tjetër, lumturohej në po të njëjtën mënyrë, ndërsa jepte sërish i pari lajmin se ajo që kishte thënë nuk ishte e vërtetë. Lidhje direkte poshtë dritares së shtëpisë, natën. “Këtu qahet. Nëna po vajton. E degjoni zërin?” Lidhje direkte nëpër rrugicat e varrezës. Dheu që hidhet live….

Një ushtri blogjesh e faqesh online që vetëquhen gazeta, u futën në garën e shpifur të hamendësimit. Lajme idjote që “copy paste”-oheshin nga njëra tek tjetra, e ricikloheshin nga vetë prodhuesit me doza edhe më të mëdha dezinformimi. Thashethemnaja popullore mori dhenë. Histeria vazhdon…. Nepër ekrane shfaqen shoka e bashkëpunëtorë të vjetër që tregojnë se cfarë barcaletash tregonin kur pinin kafenë…..

Ishte një aksident. Një njeri humbi jetën.

2- Elvana Bilali

Të gjithë ata që "akuzojnë" gazetarët për informacione të gabuara rreth kësaj ngjarje....duhet të shohin më nga afër punën e tyre që në çdo moment përpiqen për të zbardhur një lajm, edhe atëherë kur nuk ka burime zyrtare, duke pasqyruar atë çka shohin... Respekt për të gjithë kolegët e mi gazetarë, për ata që pasqyruan nga terreni çdo moment edhe pse në kushte të këqija klimaterike, për të gjithë ata që kaluan një natë pa gjumë për të informuar publikun dhe përpos kësaj...mëngjesi i gjeti sërisht në redaksi.....Kaq kisha {E.B.}

3- Erla Mehilli

Dhe diarreja ne ËEB-et tona nuk paska patur te sosur as sot, madje vazhdon akoma. Turp per ata njerez (nese mund ti quajme te tille) per kete makabritet, ligesi, e qe nuk di cfare tjeter ta quaj, qe mbajne brenda vetes. Turp dhe per ata Botues qe i japin hapesire ketij malinjiteti e qe as sot nuk paten miresine te na i filtronin komentet e ketyre ….. Une ndihem shume keq qe jetoj e rrethuar nga njerez te tille. Zoti ju a shperblefte te gjitheve ne dite te tilla!

3-Dorian Koçi

Vrapo or mik vrapo eshte titulli i nje filmi meksikan qe me duket se me shume se cdo diciture tjeter i shkonte jetes se Sokol Olldashit. I arriti te gjitha ne jete dhe karriere dhe iku ne menyre te trishte si per te na kujtuar ne te vdekshme ankthin e jetes dhe sigurisht qe njerezit duhet ti respektojme me shume kur jane mes nesh...

4-Enea Cenko

Kafja Segafredo ne kat te dyte perball kryeministrise tek dy kullat kafja e preferuar e Kol Olldashit qe sa her na shikonte na pershendeste me nje fytere te qeshur me kujtohet si tani Koli pinte dy tre cigare shoqeuar me nje kafe i fliste te gjithve dhe me pas u largonte ..

5-Leka Ina

Qofsha e gabuar por nuk besoj asnje nga versionet e deri tanishme te publikuara ne lidhje me ngjarjen e aksidentit te te ndjerit Sokol Olldashi,kjo e demton shume imazhin dhe demokracine akoma ne ajer te Shqiperise,fshin akoma me shume besimin e shqiptareve tek institucionet e shtetit ne se nuk zbardhet me vertetesi ashtu si ka ndodhur ngjarja me vertetesi,jo si me deri tani qe shume ngjarje te bujeshme kane mbetur pa zbuluar.

6-Egla Bardhi

Vertet keqardhje. Kurre nuk e kam takuar zotin Olldashi, por ishte i vetmi politikan i cili pasi kishte lexuar nje artikull timin te gazeta "Shekulli" per nje pacient te vogel ne pediatri te cilit i rrezikohej jeta per shkak se nuk kishte nje aparat frymarrje me mori ne telefon dhe me pyeti se sa kushtonte. Zoti Olldashi i bleu aparatin foshnjes dhe mu lut qe te mos e beja publike faktin qe aparaturen ia dhuroi pikerisht ai.

7-Julian Deda

Kam nje verejtje gjigande per mediat dhe gazetaret qe me anen e nje rremuje mediatike u "perpoqen" te percillnin lajmin e hidhur qe pushtoi Shqiperine keto dy dite..! Them u perpoqen, sepse ne fakt e menderosen duke keqinformuar publikun, i cili ishte i gjithi sy e vesh..! E pse..? Vetem e vetem qe te rivalizonin njeri-tjetrin se kush e thote lajmin i pari...pse kjo ishte e rendesishme ne ato momente..?! Kjo nuk eshte as njerezore e as profesionale. Tmerr...!

8-Bislim Ahmetaj

Dhimbshem me dhemb mungesa jote mik i dashur. Me ecjen tende me shpejt se jeta i dashur Sokol na ke krijuar nje humnere te ftohte, te thelle, aq sa eshte e papershkrueshme dhimbja, i pazevendesueshem boshi qe len pas mungesa jote, si mik, si prind, si politikan, si polemist, si orator, si gazetar, Si nje sinonim i guximit dhe kurajos qytetare vendi yt bosh ne parlament, ne studiot e televizioneve, ne tribunat e fushatave , ne tavolinat e miqve, ne garat politike brenda familjes ku ti jetove qe prej lindjes se saj ne vitet '90 do te shkelqej si RUBIN I ZI. Mbreme te ndali nata, shiu, erresira dhe deshira jote e pandalshme qe te ecish me shpejt se jeta. Sot vec disa ore pas shuarjes tende vershuan nga te kater anet e trevave ku flitet shqip qindra mijera njerez qe ti i ke dashur, frymezuar dhe te kane pare si model i njeriut qe s'ndalet, i njeriut qe guxon, i njeriut vizionar, qeveritarit stoik dhe modern, i njeriut te lire. . I lire siç qe ne jeten e kesaj toke te ndotur u prefsh ne perjetesi ne paqen e panteonit te vlerave hyjnore. Zoti u kujdeste per shpirtin tend te lire. Do te kujtojme me dhimbje por edhe me krenari. Lamtumire Sokol...boshin qe do te lej mungesa jote do ta mbushim me kuraje, kembengulje dhe angazhim qytetare ne respekt te kujtimit tend/.

9- Blerte H. Kraja

E kemi zakon si popull qe bejme si te dashur e te permalluar per tjetrin, kur ai vdes..., por se gjalli ia nxijme jeten njeri-tjetrit dhe s'ia bejme jeten e lehte...Thua te jete nje nder "vlerat" e popullit tone trim dhe liridashes???

10- Arnola Grembi

Ore njerez shume te dashur e te nderuar bravo ju qofte nga i madhi Zot qe bashkoheni e ndjeni dhimbjen e tjetrit se njeriu ne raste fatkeqesish duket, po mos e zmadhoni me lavde e ''dekorata pas vdekjes''. Duajeni e respektojeni sa eshte gjalle te mjerin njeri, jo ta shani fund e krye e pastaj kur behet gati per te hyre 7 pash nen dhe te derdheni ne vaj e kuje si vlere tipike shqiptare qe behemi nje me tjetrin vec kur e shohim keq se po e pame mire,e kemi hale ne sy. Mjaft me teatralizma, dhimbja e madhe eshte e familjes se vet, ai vdiq, keshtu deshi Zoti dhe i mbylli hesapet e veta, jetoni ju jeten e tuaj plot e perplot me halle e lutuni te mos vdisni neper rruget shkel e shko qe na la i ndjeri, e as ne ndonje rrethane tjeter qe na ka servirur ndonje tjeter. Jetoni dhe perqendrohuni tash te hallet tuaja qe s'kane per te patur ndonjehere fund per aq kohe sa te jetojme ne Shqiperi, dhe lini vend per pak qetesi ne media elektronike dhe kudo. Jeta vazhdon!

11- Spiro Cura

U prehte ne paqe shpirti i Tij. Sokoli mbetet nje Dishepull i Rilindjes Demokratike, nje motorr i saj,nje energji pozitive dhe nje mik i te gjitheve. Me Te kishte gjithmone shprese. Pa Te mungon nje pjese e identifikimit. E kaluara po arkivohet. E Reja mbivendoset pa meshire. Sa te largeta duken tashme castet heroike. Nje brez po thyen rrugen drejt te Pertejmes. Anonimati po ze vendin e Tij.

12- ZMK: Propozimi qe rruga Tirane - Elbasan te mare emri e Sokol Olldashit eshte mese me vend.

E para: Olldashi insistoi dhe ishte iniciatori i ndertimit te kesaj rruge.

Se dyti : Eshte respekt per te gjithe ish te internuarit dhe te persekutuarit politik, pjese e se ciles ishte vete Sokoli dhe familja e tij.

Se treti: ishte gjimnazisti qe ne vitet '90 u angazhua me forumet rinore gjate kohes se rrezimit te sistemit monist dhe vendosjes se demokracise.

Megjithate fjalen e fundit do e thote Qeveria Shqiptare..

 
Shtuar më datë 21-11-13 20:32 / Dielli.al


2,299  Shikime Gjithsej 2  Shikime Sot

 

Lini nje Koment

Emaili juaj nuk do publikohet. DIELLI.AL iu kërkon gjithë lexuesve të tij, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë! Na kontaktoni direkt ne info@dielli.al
Faleminderit
Fusha te detyruara shenohen me *

Mund te perdorni stile HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current day month ye@r *

Lajme te tjera SOT

Konkurs ne bashkepunim me Gjimnazin "QEMAL Stafa"
lulishte 1 maji nata e bardhe
dielli.al mobile
dielli.al i bashkohet nismes Jo Duhanit

Fut adresen email:

YoWindow.com Forecast by yr.no

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

dielli.al toolbar
horoskopi dielli.al
dielli lojra