Flasin ekspertët: Ja pasojat e armeve kimike - Dielli.al

JETO ME LAJMIN !

ADRESA: Pranë "Misto Mame" në kompleksin AML-Leonard
Mob: 069 40 02 554 Tel: 445 099 62 Email: info@dielli.al

Opinion

Flasin ekspertët: Ja pasojat e armeve kimike
OPINION- Ardhja e armëve kimike për asgjesim në Shqipëri ka shkarkuar jo pak debat në opinionin publik shqiptar. Ja se çfarë thonë ekspertët mbi rrezikshmërinë dhe përmbajtjen e këtyre lëndëve.

Sarina, ose GB, eshte nje perberes organofosforik me formulen [(CH3)2CHO]CH3P(O)F. Ajo eshte nje leng pa ngjyre, pa arome, qe perdoret si arme kimike fale fuqise se jashtezakonshme si agjent nervor.

Ne Rezoluten e OKB 687, Sarina eshte klasifikuar si Arme e Shkaterrimit ne Mase. Prodhimi dhe Depozitimi i Sarines eshte shpallur i paligjshem nga Konventa kunder Armeve Kimike e vitit 1993 dhe ajo u klasifikua si substance e Skedes 1.

Sarina mund te jete vdekjeprurese edhe ne perqendrime shume te ulta, ndersa sjell vdekjen brenda nje minute pas perthithjes direkte per shkak te marrjes se frymes ngase shkakton paralize te muskujve te mushkerive, hiq rastet kur disa antidote si atropina, biperiden-i dhe palidoxim-a perdoren menjehere mbi viktimen.

Njerezit qe marrin doza jo vdekjeprurese, por nuk marrin mjekim te menjehershem, rrezikojne te vujane perjete demtime te renda dhe te pakthyeshme neurologjike.

Si cdo agjent nervor, Sarina sulmon sistemin nervor duke bllokuar mbaresat nervore nga mundesia per te nderprere impulsin nervor. Specifikisht Sarina eshte nje inhibitor i acetylcholinesterase-s, nje enzime qe degradon nervo-transmetuesin acetylcholine pas leshimit te saj ne nyjet nervore. Normalisht acetylcholina leshohet nga neuronet per te stimuluar muskujt, proces pas te cilit ajo degadohet nga achetylcholinesterase, duke lejuar qe muskujt te relaksohen.

Sarina gezon nje volatilitet me te larte (lehtesi per t’u shnderruar ne gas) krahasuar me agjentet e tjere nervore, per c’arsye marrja permes frymemarrjes mund te jete shume e rrezikshme dhe perqendrime sado te ulta te avulluara mund te penetrojne permes lekures.

Rrobat e nje personi mund te leshojne sarine edhe 30 minuta pas ardhjes ne kontakt me te, cka mund te ekspozoje ne rrezik njerez te tjere. Edhe ne doza shume te vogla, sarina mund te jete vdekjeprurese. Simptomat e para pas ekspozimit jane rrjedhje hundesh, shtrengese ne gjoks dhe mbyllje e bebes se syrit. Menjehere pas kesaj, viktima ka veshtiresi ne frymemarrje dhe perjeton te vjella dhe mbushje te gojes me peshtyme ne sasi te medha.

Ndersa viktima vazhdon te humbe kontrollin mbi funksionet trupore, viktima ne menyre te pavullnetshme vjell, urinon dhe defekon.

Kjo faze perndiqet me ngerce te forta. Ne fund viktima bie ne koma dhe i merret fryma nga spazmat konvulsive. Vdekja vjen nga humbja e plote e aftesise per te marre fryme. Sarina u zbulua ne vitin 1938 ne Wuppertal – Elberfeld ne Gjermani, nga shkencetare qe punon ne kompanine IG Farben, ndersa ata po perpiqeshin te krijonin pesticide sa me te forta.

Ajo eshte lenda me toksike Serise G te agjenteve nervore te prodhuar ne Gjermani. Perberja, qe perndoqi zbulimin e agjentit nervor tabun, e mori emrin (Sarine) per nder te shpikesve te saj Schrader, Ambros, Gerhard Ritter dhe Van der Linde.

Perdorimi si Arme Ne mes te vitit 1939, formula e Sarines si agjent kimik ju kalua seksionit te luftes ne Zyren Gjermane te Armeve te Luftes, qe urdheroi ne ate kohe prodhimin masiv te saj per perdorim ushtarak. Nje numer qendrash pilot per prodhimin e Sarines u ngriten deri ne fund te luftes se dyte, megjithate Nazistet nuk prodhuan dot me shume se 500kg – 10 ton Sarine.

Gjithsesi ata ja dolen qe te perfshijne Sarinen, Tabunin dhe Soman-in ne predhat e artilleries, edhepse Gjermania nuk perdori agjente kimike nervore kunder Aleateve. Ne vitin 1950 NATO e adoptoi Sarinen si arme standarte kimike dhe qe te dyja superfuqite – SHBA dhe BS – prodhuan Sarine per qellime ushtarake.

Vdekja ne vitin 1953 e nje inxhinjeri britanik 20 vjecar Ronald Maddison, anetar i Forcave Ajrore Mbreterore e riktheu vleresimin per Sarinen ne nje optike tjeter dhe ne vitin 1956 prodhimi u Sarines ne SHBA u ndalua, ndersa depozitat ekzistuese te Sarines u ri-distiluan deri ne vitin 1970.

Ne mars te vitit 1988 – pergjate dy diteve, qyteti kurd i Halabja ne Irakun verior – me nje popullate rreth 70,000 vetash, u bombardua me bomba kimike perfshi Sarinen. 5,000 veta gjeten vdekjen ne kete sulm, Ne prill 1988 Sarina u perdor kater here kunder ushtareve iraniane ne fund te luftes Iran- Irak, me c’menyre forcat irakene rimoren kontroll ne Gadishullin al-Faw.

Forcat irakene paten ne kete rast mbeshtetjen logjistike te trupave amerikane. Ne vitin 1993, 162 anetare te OKB nenshkruan Konventen Kunder Armeve Kimike, duke ndaluar prodhimin dhe depozitimin e shume armeve kimike, perfshi Sarinen.

Kjo Konvente hyri ne fund me 29 prill 1997 dhe bente thirrje qe deri ne prillin e vitit 2007 te gjitha depozitat e armeve kimike te ishin shkaterruar. Ne vitin 1994 nje sekt fetar Japonez (Aum Shinrikyo) leshoi nje forme te papaster te sarines ne Matsumoto, Nagano duke vrare 8 njerez dhe duke demtuar rende 200 te tjere.

Ne vitin 2004 rrebelet Irakene shpershtyen nje predhe 155 mm qe permbante dy pararendes te sarines prane nje karvani amerikan ne Irak. Predha ishte modeluar qe dy gazrat te perziheshin ndersa ajo hidhej drejt objektivit. Predha leshoi vetem nje sasi shume te vogel te gazit sarin, kryesisht sepse dy gazrat kimike te saj ishin vjeteruar me kohen ose ngase ato nuk u perzien dot.

Dy ushtare amerikane u trajtuan menjehere me simptomat e helmimit me Sarine pas ketij sulmi. Me 21 gusht 2013 Sarina u perdor ne nje sulm ne rajonin e Ghouta-s ne Siri gjate luftes civile qe po zhvillohet ende atje. Burime te ndryshme thane se numri i te vdekurve ishte mes 322 deri ne 1,729 veta.

 
Shtuar më datë 14-11-13 16:20 / Dielli.al


1,179  Shikime Gjithsej 1  Shikime Sot

 

Ky lajm ka gjithsej 2 komente

  • ajax dielli.al
    14-11-2013 4:30pm
    PO lerini pasojat ju... Thoni ishalla sbehet...

  • Redi redi
    14-11-2013 5:56pm
    po pse o ajax. le te vijne njehere o burre. se kemi pese vjet pa gerdec. nuk shtyhet ore.

Lini nje Koment

Emaili juaj nuk do publikohet. DIELLI.AL iu kërkon gjithë lexuesve të tij, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë! Na kontaktoni direkt ne info@dielli.al
Faleminderit
Fusha te detyruara shenohen me *

Mund te perdorni stile HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Current day month ye@r *

Lajme te tjera SOT

dielli.al mobile

Fut adresen email:

YoWindow.com Forecast by yr.no

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

online poll by Opinion Stage
dielli.al toolbar
horoskopi dielli.al
dielli lojra

Dielli.al ju sygjeron